Islami: Ndenjën 9 orë te ambasada e SHBA, i ofenduar. Shehi: Rraca e Ramës, ka ndenjur te ambasada jugosllave

Islami: Ndenjën 9 orë te ambasada e SHBA, i ofenduar. Shehi: Rraca e

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, avokati Zaçe Islami u shpreh se turp që përfaqësuesit e këshillit politik kanë ndenjur 9 orë tek ambasada e SHBA-së.

Ndërsa kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e replikoi duke thënë se rraca e Ramë s’ka ndenjur të ambasada serbe dhe ruse.

Islami: Nuk ka turp më të madh se sa të rrinë 9 orë të ambasada amerikane. Për çfarë janë këta, vetëm burra nuk janë? 

Shehi: Shqipëria e shkretë në ambasada ka ndenjur. Biles ne kemi ndenjur, prindërit e këtyre që janë ministra sot, rrinin gjithë ditën tek ambasada Jugosllave. Kemi ndenjur të ambasada ruse dhe kineze, armiqtë e Shqipërisë, sepse na kanë dhënë ndonjë capë bukë, ndërsa ti ofendosh pse po rrimë të ambasada amerikane. Raca e Edi Ramës ka shkuar tek ambasada ruse dhe serbe. Por po të jetë për ulur hundët, më mirë të bëhemi delenxhinj te amerikanët. 


EMISIONET