Gruaja në koma prej tre muajsh, lind foshnjen

Gruaja në koma prej tre muajsh, lind foshnjen

Një grua në koma prej tre muajsh e gjysëm, për shkak të sëmundjes së encefalopatisë ka sjellë në jetë një vajzë në spitalin Carlo Pom të Mantovës në Itali.

Foshnja e sapo lindur erdhi në jetë të enjten, vetëm 8 muajsh, por me shëndet të qëndrueshëm, shkruan tgcom.it

Lindja u ndoq nga një ekip prej 30 vetësh, ku ishin pjesmarrës mjekë, infermierë dhe teknikë, drejtuar nga gjinekologu Giampaolo Grisolia.

Nuk është e qartë nëse gruaja, në koma të lehtë, ka qenë në dijeni, ose jo, që ka lindur foshnjen e saj.

Gjithçka nisi me një atak kardiak të papritur, që më pas u shndërrua në një ictus.

33 vjeçarja, pësoi dëme neurologjike dhe që atëherë është në një gjëndje kome të lehtë.

Arrin të marrë frymë vetë, pa ndihmën e aparaturave, por nuk arrin të flasë.

Gjithsesi, arriti më së miri të çojë para shtatzaninë, të nisur 5 muaj para se të sëmurej.

Vogëlushja lindi në spitalin e Mantovës, ku e ëma ishte shtruar që në fund të majit, për të nisur rehabilitimin.

Mjekë dhe infermierë kishin ndihmuar gruan me shtatzaninë, por nuk mund të zgjatej edhe një muaj, sa ç'ishte cikli i plotë i shtatzanisë, pasi ishin në rrezik si e ëma edhe e bija.

Kështu, pasi ishin siguruar se organet e fetusit ishin zhvilluar mjaftueshëm, u programua edhe ndërhyrja kirurgjikale.

Më 15 qershor, në orën 11.30, një 'task forcë' e përbërë nga specialistë të 7 reparteve të ndryshme, koordinuar nga gjinekologu Giampaolo Grisolia bënë të mundur lindjen e vogëlushes.

Nënës i bënë injeksionin epidurial dhe gjatë lindjes ka hapur sytë disa herë, por nuk ka folur kurrë. Ndaj nuk dihet nëse është në dijeni të lindjes së foshnjes së saj.

Babai dhe gjyshja e vogëlueshes pritën jashtë sallës së operimit gjatë gjithë kohës së operacionit.

EMISIONET