Një 28-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmje e së shtunës (7 korrik) në një kanal vaditës pranë banesës së tij në fshatin Kullaj të Shkodrës.

I riu me iniciale L.B., ishte larguar nga banesa disa ditë më parë dhe vuante nga depresioni.

“Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është  gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte  larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni,”-informon policia.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

/Foto ilustruese

/Ora News.tv/