Ishte dashnorja e Tristan, Khloe Kardashian zbulon të vërtetën e saj

Khloe Kardashian ka thyer heshtjen në lidhje me thashethemet se ajo ishte dashnorja e Tristan Thompson, ndërkohë që basketbollisti ishte në lidhje me nënën e fëmijës së tij, Jordan Craig.

Në një postim në Instagram, ylli i televizioneve zbuloi të vërtetën e saj.

"Dua të them të vërtetën time. Merreni si të doni,"-shkroi 34-vjeçarja.

Më pas vazhdoi të zbulojë detaje rreth marrëdhënies me Thompson, e cila filloi në vitin 2017.

"E vërteta ime është se dola me Tristan sepse ai donte të kishte një lidhje me mua. Një mik i përbashkët na njohu,"-tha Khloe.

Pasi kishin dalë disa herë, basketbollisti i tregoi se ish e dashura e tij ishte shtatzënë, duke ju referuar Jordan Craig.

"Sigurisht isha ngurruese rreth asaj që kishim bashkë, të vazhdonin thjesht të dilnim apo të fillonim një marrëdhënie,"-shtoi Kardashian. "Ai më tha se marrëdhënia mes tyre kishte marrë fund shumë kohë para se ne të takoheshim. Miqtë e tij më të mirë, bashkëpunëtorët në biznes, madje dhe nëna e tij më thanë se Tristan dhe ish-i i tij ishin ndarë para se të takoheshim."

Khloe theksoi se do ndihej shumë keq nëse Thompson dhe rrethi i tij i ngushtë do e kishin gënjyer.

"Kjo është e vërteta ime. E vërteta që unë besoja. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta, ndihem e keqardhur që Tristan dhe rrethi i tij i brendshëm ta bënin diçka të tillë,"-vazhdoi 34-vjeçarja. "Lutem që kjo të jetë e vërteta. Me të vërtetë nuk e di çfarë të besoj. Më vjen tërësisht shumë keq. Më vjen keq për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar. Asnjë grua nuk e meriton diçka të tillë."

Khloe u konsiderua si 'dashnorja' e Tristan në një kërkesë për mbështetjen e fëmijës të paraqitur nga Craig në nëntor.

Ajo pretendoi se kur mësoi lidhjen e tradhtisë mes tyre u largua nga shtëpia që ndante me basketbollistin.

Khloe gjithashtu ka një fëmijë me Thompson, me të cilin u nda për shkak të tradhtive të shumta.




EMISIONET