Sa herë që aktorja Marjana Kondi, pyetet për bashkëshortin e saj, ajo nuk nguron të pranojë se edhe pas kaq shumë vitesh martesë, sërish është shumë e dashuruar me të. Por në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, Marjana foli për disa histori të patreguara mëparë.

Ester Bylyku: A të ka dhënë ndonjëherë shkas bashkëshorti të bëhesh xheloze?

Marjana Kondi: Ka patur një rast njëherë, kur hyra një ditë në zyrën e tij kujtova se ishin të gjitha me të (qesh). Kam qenë shumë e re, kur u kthyem nga Gjermania. Ne ishim të veshur shumë mire, ishim shumë ‘hot’, edhe mua më dukej sikur shikonin të gjitha atë. 

Po Vitore Sallaku, barshkëshortja e atristit Skënder Sallakur më tha njëherë: “Marjana, ti nuk duhet të jesh xheloze. Sepse sa mirë ti në turne më rri me Gim Bajkon, me Vason, me të gjithë rri këtu në krevat dhe luan 5 katsh. Po sikur të vijë ai, të hapi derën në këtë hotel që je ti e të të shikojë majë krevatit. Ti nuk po bën asgjë, por do dukej keq. Siç ti nuk po bën asgjë, as ai nuk po bën asgjë. 

Ajo ka një meritë të madhe që më hoqi këtë gjë nga mendja që ishte një gjë kaq e keqe saqë nuk dua që as vajza ime ta ketë një gjë të tillë. Shenja e xhelozisë është një shenjë inferioriteti. Xhelozia me karar. Femra duhet të jetë aq e zgjuar sa mos e shprehë xhelozinë.

/Ora News.tv/