Ish-zv.ministrja e Financave: Do kemi recension në formën “L”, nuk dihet kur do ta marrim veten

Ish-zv.ministrja e Financave: Do kemi recension në formën

Ish-zëvendës ministrja e Financave, Irana Beqiraj tha për emisionin “Tempora” se recensioni në ekonominë shqiptare do të jetë i formës “L” që do ti duhet shumë kohë për të marrë veten.

Irena Beqiraj: Biznesi shpesh herë shikohet i lidhur vetëm me pronarin e vet. Ndërkohë që falë interesit tek një biznes është gjithë network-u tregtar, që janë edhe furnitorët edhe klientët, janë punonjësit, bankat dhe shteti. Nëse biznesin do ta lëmë që të falimentojë atëherë ekonomia jonë ka falimentuar. Ne do të kemi një recension ose depresion që do ta ketë formën “L” dhe që nuk do ti dihet kurrë se kur do ta marrim veten. Ajo që është e rëndësishme që të kuptojnë qeveritarët, por edhe të gjithë gazetarët që flasin për ekonominë dhe duan të kuptojnë ekonominë është që likuiditeti është një nga problemet që mund të ketë biznesi në këtë kohë, por në konspektin tim është më i vogli. Problemi kryesor është problemi i rentabilitetit. Pra bizneset do kenë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kostot, në mënyrë që diferenca të ardhura minus kosto të jetë të paktën e barabartë me zero, mos jetë më e vogël se zero. Nëse është më e vogël se zero, biznesi humbet aftësinë paguese në afat të gjatë dhe e ka të pamundur të marrë kredi qoftë afat shkurtër qoftë afat gjatë. Ekonomia është një reaksion zinxhir.

EMISIONET