Ish-trajneri i Kosovës, firmos me skuadrën e Superligës

Ish-trajneri i Kosovës, firmos me skuadrën e Superligës

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka marrë një detyrë të re në strukturat drejtuese të Feronikelit. 

48-vjeçari është emëruar këshilltar te kampionët në fuqi të Kosovës. Ai i besoi projektit të klubit, me në krye presidentin Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit. 

Bunjaku pretendon rritjen e cilësisë së Feronikelit dhe shpreson në rritje të përgjithshme të Superligës së Kosovës, ku konkurrenca e lartë do të bënte të domosdoshëm fuqizimin e të gjitha klubeve pjesëmarrëse në Superligë.

EMISIONET