Një komision kyç i Senatit të SHBA ka miratuar kandidaturën e  senatorit Chuck Hagel për postin e Sekretarit të Mbrojtjes. Komisioni i Shërbimeve të Armatosura votoi 14-11 për të dërguar kandidaturën e z. Hagel para gjithë Senatit. Të gjithë anëtarët demokratë të komisionit votuan për emërimin e tij. Republikanët në Komision votuan kundër ish kolegut të tyre në Senat - dy herë i plagosur dhe veteran i luftës në Vietnam. Qëndrimet e diskutueshme të Hagel ndaj Izraelit, Iranit dhe Irakut kanë shqetësuar republikanët në Senat. Ai ka kundërshtuar sanksionet e njëanshme kundër Iranit, ndërkohë që disa ligjvënës kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e tij për Izraelin.  Hagel gjithashtu kishte kundërshtuar shtimin e trupave amerikane në Irak në vitin 2007. Një votim në Senat pritet më vonë këtë javë, por disa republikanë janë duke paralajmëruar për t'a  ngadalësuar procesin e  emërimit. Nëse konfirmohet,  Hagel do të bëhet sekretar i tretë i mbrojtjes në administratën Obama, pas Robert Gates dhe sekretari aktual Leon Paneta.

/Ora News.tv/