Një ish-punonjës i konsullatës së Britanisë në Hong Kong tha për BBC se është torturuar në Kinë dhe akuzuar për nxitje të trazirave politike në qytet.

Simon Cheng, një qytetar Hong Kong, punoi për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për gati dy vjet. Por ai arrestua për 15 ditë gjatë një udhëtimi në Kinë në gusht.

"Unë isha prangosur, me sy të lidhur dhe me kapuç,"- tha 29-vjeçari.

Ndërsa burime nga Britania thonë se i besojnë pretendimet e djalit që është rrahur dhe detyruar të nënshkruajë dokumente të rrëfimit.

Pas publikimit të lajmit, Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab thirri në mbledhje ambasadorin kinez në Britani.

Por të mërkurën, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha për BBC se nuk e pranojnë ftesën e Raab dhe në vend të kësaj do ftonin ambasadorin britanik për ti shprehur indinjatën e tyre.

"Shpresojmë që Mbretëria e Bashkuar të jetë e kujdesshme dhe të ndalojë ndërhyrjen në Hong Kong dhe në punët e brendshme të Kinës sepse, përfundimisht, kjo do të dëmtojë vetëm interesat e Britanisë,"-shtoi zëdhënësi.

Pretendimet e 29-vjeçarit, ka të ngjarë të nxisin frikën e protestuesve se liritë e qytetit të tyre po shkatërrohen nën sundimin kinez.

"Ata thanë se punonin për shërbimin sekret dhe se aty nuk ka të drejta të njeriut,"- rrëfeu ai. "Atëherë ata filluan torturat."



/Ora News.tv/