Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik e tashmë anëtar i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për mosdeklarim të pasurisë

Gazeta “Zëri” në Kosovë duke iu referuar burime të saj brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka mësuar se rasti i Stavilecit është dorëzuar në këtë prokurori në fillim të muajit prill nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Janë duke u zhvilluar hetime ndaj Blerand Stavilecit për  mosraportim të pasurisë. Ky rast ka ardhur në Prokurori kah fundi i marsit, fillimi i prillit”, ka bërë të ditur ky burim, për gazetën "Zëri". 

/Ora News.tv/