Ish menaxheri akuzohet për abuzimin e Stan Lee

Ish menaxheri akuzohet për abuzimin e Stan Lee

Një ish-menaxher i biznesit të Stan Lee është akuzuar për abuzim të moshuarve përfshirë mogolin e ndjerë të Marvel Comics.

Prokurorët e Los Angeles ngritën akuzat ndaj Keya Morgan përfshirë akuza për vjedhje, përvetësim, falsifikim apo mashtrim të një të moshuari dhe burgim të rremë të një të moshuari.

Një urdhër arresti është lëshuar për 43-vjeçarin.

Avokati i tij Alex Kessel tha se Morgan nuk është fajtor, kurrë nuk ka abuzuar ose ka përfituar nga Lee në asnjë mënyrë dhe do të lirohet.

Në qershor avokatët e 95-vjeçarit Lee dhe vajzës së tij kërkuan urdhër kufizues ndaj Moergan.

Lee, i cili bashkë-krijoi personazhe të tillë si Spider-Man, Iron Man, dhe The Incredible Hulk, vdiq në nëntor.

EMISIONET