Ish-kryeministri: Balili u dorëzua por Rama dhe ministrat janë pengje të tij!

Ish-kryeministri: Balili u dorëzua por Rama dhe ministrat janë pengje

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në fb se edhe pse Klement Balili u dorëzua në polici, kryeministri Rama dhe Ministrat e tij të kabinetit vazhdojnë të jenë pengje të tij.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Berisha shprehet: "Donin te mashtronin me Balilin ta paraqisnin si arrestim. Ai nuk pranoi. Beteje e madhe per videot e orgjive te Rames dhe ministrave ne Santa Quaranta. Balili nuk dorezon origjinalin por kopje tek Ardi Veliu".

Klement Balili është dorëzuar sot nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”.

EMISIONET