Ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari sapo të dal nga burgu

Ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari sapo

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e ish-komandos Erzen Uka të arrestuar një ditë më parë për shpërndarjen e videove me përbajtje terroriste, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".

Seanca me dyer të mbyllura është shoqëruar me tensione, pasi ish-komandoja i ushtrisë ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu dhe se nuk do ta kalojnë kollaj.

Po kështu Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para gjykatës, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

Erzen Uka, ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, u arrestua nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Në një tjetër video, ai shihet duke stërvitur në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij.

EMISIONET