Ish-i dashuri i vë zjarrin shtëpisë, gruaja shpëton për shkak të një ngatërrese!

Një ngatërrim i thjeshtë i një takimi mjekësor i shpëtoi jetën një gruaje pasi ish-partneri i saj, i dogji shtëpinë. Philip Evans mendohet të ketë planifikuar të vrasë veten dhe ish-të dashurën Emma Paul me anë të zjarrvënies.

Por për fat të mirë, gruaja e la shtëpinë disa minuta përpara se të mbërrinte burri, për të takuar fizioterapistin, megjithëse takimin e rezervuar e kishte lënë të nesërmen e ngjarjes.

Zonja Paul tha se duhet të ketë pasur një 'engjëll mbrojtës', teksa shikoi shtëpinë duke u djegur.

55-vjeçari tha se donte të vriste veten me anë të zjarri, por përfundoi duke kërcyer nga dritarja e katit të parë pasi nxehtësia u rrit shpejt. Flakët shkatërruan shtëpinë e gruas, duke e lënë atë vetëm me rrobat e trupit.

42-vjeçarja tani jeton në një shtëpi të sigurt dhe përballet me mundësinë e ndryshimit të identitetit nga frika se Evans do t'i vijë pas përsëri në të ardhmen. 

Ai tani është burgosur për gjashtë vjet dhe katër muaj, por gruaja tha se kjo masë dënimi nuk është e mjaftueshme.  

 Zonja Paul, një ish-mësuese e shkollës fillore, tha se "qëllimi i tij ishte të më vriste siç ka kërcënuar më parë."


EMISIONET