Ish-gruaja e Gigi Buffon flet për herë të parë për tradhtinë: E mora vesh në radio

Ish-gruaja e Gigi Buffon flet për herë të parë për

Kishin 9 vite së bashku, ishin të dashuruar, të bukur të famshëm, prindër të dy fëmijëve, me një dashuri që dukej se ishte destinuar të zgjaste përgjithmonë.

Kjo derisa një ditë Alena Seredova, duke ecur me makinë, dëgjoi në radio se bashkëshorti i saj Gigi Buffon e tradhtonte me një grua tjetër.

Të gjithë e dinin përveç Alenas dhe babait të saj. Dukej si një film, por ishte në fakt gjithçka ishte e vërtetë. Seredova rrëfeu për 'Vieni da Me' momentin kur mësoi tradhtinë.

“Dëgjova se Gigi po më tradhtonte në radio. Isha e parafundit që e dija, pas meje e zbuloi babai,”-tha 41-vjeçarja.

Tradhtinë e ish-portierit të famshëm me yllin e televizioneve Ilaria D'Amico e zbuloi në vitin 2014.

“Mendoj se pas atij lajmi u bëra më e mirë, kam qenë me fat, kemi ende një familje të ekuilibruar, unë nga njëra anë dhe Gigi nga ana tjetër. Çdo gjë që nuk ju vret, ju bën më të fortë,”-shtoi ajo.

Ndërsa pranoi se në shtëpi mban ende foto të tij.

“Në shtëpi sot kam ende foto, mund të duket e çuditshme, por të kaluarën mund ta mohosh kur nuk ka fëmijë në mes, por kur ata janë atje është qesharake ta bësh këtë.”

Alena tha se mblodhi veten për shkak të djemve të saj, Louis Thomas dhe David Leei.

“Po mendoja për fëmijët e mi.”

41-vjeçari dhe Gigi nisën një romancë në vitin 2005 dhe u martuan në qershor të vitit 2011 në katedralen e San Vito brenda kështjellës së Hradcany në Pragë.

EMISIONET