Ish-deputeti i PD për dosjen 184: Blerja e pushtetit nëpërmjet blerjes së votës më keq se trafiku i drogës

Ish-deputeti i PD për dosjen 184: Blerja e pushtetit nëpërmjet

Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në RTV Ora, është shprehur se krimi elektoral në Dibër është kryer nga një organizatë partiake si PS.

Ai tha se SPAK nuk duhet të nxirrte pengesa dhe formalizma ligjore.

Fatbardh Kadilli: Të zëvendësosh organizatën që pretendon se ka kryer një krim. Se përdoret termi, nuk mund të quhet organizatë kriminale, por u quhet bashkëpunim i thjeshtë. A ka gjë më të organizuar se një parti politike? Pra ata që kryen këtë krim elektoral janë shumë të organizuar, nuk mund të thuhet se nuk janë organizatë. A janë apo jo kriminale, e vërteton gjykata, por krimi ka ndodhur, ata që e kanë bërë janë një organizatë, dhe me shumë të drejtë, që potencialisht del si një organizatë kriminale. Këtë gjë duhet ta bënte SPAK dhe ka një logjikë në këtë mes, jo vetëm një formalizëm ligjor që ti e nxjerr si pengesë.

Nga ana tjetër, Kadilli tha se çështja e krimit zgjedhor prevalon mbi çështjet e drogës, pasi me anë të votës blihet pushteti. Sipas tij vetëm kaq duhet të mjaftonte që SPAK-u ta hetonte.

Fatbardh Kadilli: Një gjë që më shqetëson më shumë në këtë histori; çfarë duhet të presë më shumë për të bërë politikë penale prokuroria, SPAK-u, apo prokurori i përgjithshëm, se sa rasti për të kapur krimin e dosjes 184 dhe 339, që për mua do të prevalonte edhe përballë një rasti korruptim, apo rasti trafiku droge. Me ato para, ndoshta në sasi shuam të vogla krahasuar me trafikun e drogës, është blerë pushtet. Dhe ky është një krim shumë i madh, blerja e pushtetit nëpërmjet blerjes së votës, nuk është biznes i vogël, që të shohim t’i heqim tatimet apo taksat. Është biznesi i madh i këtij krimi, që fillon me para që dalin nga nuk e di se ku, korrupsioni, droga dhe blejnë gjithë pushtetin duke u futur në një rreth vicioz nga i cili nuk dalim dot. 

EMISIONET