Ish-ambasadori Muneka tregon kur nisi miqësia e ngushtë shqiptaro-kineze

Ish-ambasadori Muneka tregon kur nisi miqësia e ngushtë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Hajdar Muneka i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora foli për miqësinë e ngushtë shqiptaro-kineze.

Muneka tregoi se miqësia e ngushtë ka filluar vetëm pas vdekjes së Stalinit.

Hila: Kur filloi miqësia e ngushtë shqiptaro-kineze?

Muneka: Marrëdhëniet diplomatike u lidhën vetëm një muaj e pak pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës. Por miqësia e ngushtë ka filluar vetëm pas vdekjes së Stalinit. Në kohën kur Rushovi dhe udhëheqja sovjetike e asaj kohe e anatemoi Stalinin dhe të gjithë ata që e përkrahnin atë. Edhe Enver Hoxha ishte në listën e grupit që duhej larguar.

Hila: Ju në bisedë më keni thënë që Stalini nuk ishte simpatizant i Maos, Stalini simpatizonte kundërshtarin e tij.

Muneka: Në pamje të parë dukej sikur Stalini ishte përkrahës i Maos, kështu dukej në pamje të parë. Por nëse i referohesh dokumenteve dhe materialeve të ndryshme Stalini ka përkrahur kundërshtarin e tij. Në udhëzimet që i ka dhënë Mao Ce Dunit në atë kohë i ka thënë që lere kundërshtarin të marrë mesin dhe jugun e Kinës, pjesën tjetër shohim e bëjmë. Këto janë të shkruara dhe dokumentuara. Nëse Mao Ce Duni do kishte ndjekur udhëzimet e Stalinit Kina nuk do të ishte kjo që është sot.


EMISIONET