Ironia e Myslim Murrizit: Shtoni një karrige se keni shtuar ministrin

Ironia e Myslim Murrizit: Shtoni një karrige se keni shtuar ministrin

Deputeti i opozitës së re Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në sesionin e ri parlamentar, ironizoi qeverinë duke i thënë se i duhet të shtojë dhe një karrige për Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetajn.

Myslim Murrizi: Të nderuar kolegë, në këtë kuadër tenderi shtoni edhe një karrige se keni shtuar ministrat, nuk më erdhi mire kur ja vodhët karrigen Ministrit të Brendshëm.

Nesër është 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Do nderoni veten, si parlament, meqënëse patët fatin të ishit në sallë në këtë përvjetor. Ata burra që u mblodhën në 1920 në Kongresin e Lushnjes, nuk ka nevojë t’i vlerësojmë ne sepse kanë 100 vjet që kanë bërë histori dhe kanë hedhur themelet e shtetit shqiptar. Do doja që në këtë 100 vjetor, tu jepnim mundësi qytetarëve shqiptarë që të vinin në këtë parlament.

Gjithashtu ai u bëri thirrje forcave politike që të kthejnë demokracinë dhe tu japin vlerë sovranit, votës së tyre që realisht duhet të sjellin të zgjedhurit në sallën e parlamentit.

EMISIONET