Pas disa vitesh lufte për eliminimin e opozitës, Irani tani po përballet me një armik të ri. Nuk bëhet fjalë për ndonjë varietet nga ato të gardheve, por disa prej tyre peshojnë deri në 5 kg dhe tani edhe macet janë më të vogla se ata. Bëhet fjalë për minjtë. Regjimi për eliminimin e tyre ka ngarkuar një ekip snajperësh. Ismail Kahram, lektor universiteti, tha për “London Times” se me minjtë mund të ketë ndodhur mutacion gjenetik. Një gjë e tilla ka mundësi të këtë ndodhur për shkak të rrezatimit dhe kimikateve të përdorura mbi minjtë. Deri tani ekipi i snajperëve ka eliminuar 2 200 minj në Teheran. Zona më e prekur është Kahrizak, ku ndodhet edhe burgu ku mbahen protestuesit e opozitës, të cilët patën demonstruar për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2009.

/Ora News.tv/