Irani goditet nga dy tërmete, 1 i vdekur

Irani goditet nga dy tërmete, 1 i vdekur

Agjencitë e lajmeve iraniane kanë raportuar se një person ka vdekur dhe të paktën 56 të tjerë janë lënduar lehtë, pas dy tërmeteve që kanë goditur pjesë të ndryshme të vendit.

Agjencia e lajmeve shtetërore, IRNA, ka thwnw se viktima ka vdekur nga sulmi në zemër, pasi tërmeti 4.2 shkallë të Rihterit ka goditur qytetin Alborz, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Teheran.

Agjencia e lajmeve ISNA, ka thënë se tërmeti 5.1 shkallë të Rihterit ka goditur fshatin Hojedk në Provicën Kerman, rreth 700 kilometra në jug të Teheranit po të njëjtën ditë.

Ende nuk ka raportime për viktima tjera apo dëme të mëdha.

Irani përballet shpesh me tërmete të tilla.

Provinca Kerman ishte goditur më 12 dhjetor nga një tërmet 6.2 shkallësh të Rihterit, duke lënduar 18 persona dhe dëmtuar 20 shtëpi.

Më 2013, 31,000 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti 6.6.shkallësh, i cili ka lënë në rrënoja qytetin historik Bam /REL/

EMISIONET