Inxhinieri, banorëve: Godinat që nuk janë prekur kollonat, trarët dhe soleta nuk duhet të keni frikë

Inxhinieri, banorëve: Godinat që nuk janë prekur kollonat,

Inxhinieri Gëzim Beqaj, i ftuar në Ora News për të folur për pasojat e dëmtimit nga tërmeti, bëri thirrje për qytetarët që mos të kenë frikë nëse banesa e tyre nuk janë prekur pjesa e trarëve, kolonave dhe soletave.

"Të gjitha godinat që nuk janë prekur pjesa e trarëve, kolonave, soletave e nuk duhet të kenë frikë. Çarja e mureve ndarëse siç ka ndodhur edhe në shtëpinë time të cilat janë plasaritur apo janë dëmtuar, apo rrëzuar që nuk kanë të bëjnë me aftësinë e mbajtjes së godinës, patjetër që kanë problem, por shumë është dëm material dhe panik". 

Në syrin e inxhinierit zoti Beqaj ndërtimet e vjetra nuk janë mirëmbajtur prandaj janë gjithë këto pasoja.

Ndërsa sa i përket dëmtimeve që kanë pësuar ndërtimet e reja ai tha që të ndodhin dëmtime të tilla atyre pallateve është jashtë fushës së inxhinierisë

"Në syrin e inxhinierit, objektet e ndërtuara para viteve 90 kanë pësuar dëmtime të tilla nga mungesa e mirëmbajtjes së tyre. Ndërsa, ndërtimet që janë bërë vitet e fundit tu ndodhin dëmtime i tilla, kanë dalë jashtë fushës së inxhinieri".

 

EMISIONET