Inxhinierët kërkojnë pajisje laboratorike për vlerësimin e sigurisë së banesave

Inxhinierët kërkojnë pajisje laboratorike për

Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë i kërkon qeverisë që të pajisë grupet e inspektimit me pajisjet laboratorike për testet në ndërtimet në terren.

Pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, Shoqata e Inxhinierëve vëren se nuk ka një metodologji standarde për të bërë vlerësimin e qëndrueshmërisë së banesave, ndaj edhe kërkojnë miratimin e një protokolli të unifikuar.

"Ngritjen e një grupi pune për të harmonizuar dhe unifikuar analizimin e faktorëve që kanë ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë e banesave, kërkesë qeverisë shqiptare që të mundësojë pajisjen e grupeve të punës me pajisje laboratorike për testet në terren pa të cilat nuk mund të bëjmë një vlerësim të besueshëm dhe shkencor".

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve, Gëzim Beqaj, shprehet se pas mbledhjes së ekipeve, fillimisht puna do të nisë me institucionet publike.

"Grupi i punës pastaj patjetër që do të jetë në të gjithë këto objekte që janë më të rëndësishme, por mendoj ta fillojmë nga ato që janë të rëndësisë së veçantë siç janë shkollat, kopshtet, çerdhet. Rreth 90% e dëmeve kanë ardhur si mungesë e disiplinës inxhinierike në projektim dhe zbatim, pra disiplinës, dhe 10% i përkasin asaj dijes shkencore".

Shoqata e Inxhinierëve vëren se vlerësimi i natyrës së dëmtimeve dhe shpërndarjes së tyre në zonat ku tërmeti u ndie më shumë, mungesës së disiplinës inxhinierike dhe pjesërisht si pasojë e nivelit apo kualitetit të tyre janë detyra emergjente.

EMISIONET