Investimet te “Bujqësori”, përfundon rikonstruksioni i rrugës kryesore të universitetit

Investimet te “Bujqësori”, përfundon rikonstruksioni i

Universiteti  Bujqësor i Tiranës po merr dita ditës pamjen e një tempulli të dijes në vend. Pas lirimit të hapësirave publike, Bashkia e Tiranës  po ndërhyn në të gjithë rrjetin e rrugëve dhe lulishteve të këtij universiteti. 

Së fundmi ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë, përveç shtrimit  të trotuareve dhe kryerjes së të gjitha investimeve nëntokësore, bënë  edhe shtrimin e asfaltit në rrugën kryesore të këtij universiteti. 

Rruga  në fjalë do jetë e pajisur edhe me të gjithë sinjalistikën dhe  ndriçimin e duhur. Ndërkohë që një tjetër rrugë që i është nënshtruar  ndërhyrjes është edhe ajo që lidh Rektoratin e Universitetit Bujqësor me  Fakultetin e Veterinarisë.

EMISIONET