Për investime strategjike në Shqipëri, Conte kërkon garanci në luftën ndaj trafiqeve

Për investime strategjike në Shqipëri, Conte kërkon garanci

Kryeministri italian ka kërkuar më shumë garanci në luftën ndaj trafiqeve për shtimin e investimeve italiane në sektorë strategjikë në Shqipëri.

Në konferencën për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Guiseppe Conte, tha se qeveria shqiptare mund të bëjë më shumë për të ofruar të gjitha kushtet e nevojshme që një investim i caktuar, apo këto investime të shndërrohen, apo të jetë produktive përsa i përket interesit të ndërsjellë të të dy vendeve.

Objektivi, theksoi Conte, është që të tejkalojmë shkëmbimin prej 2.5 miliardë euro.

Pyetje: Italia në fakt është një nga vendet e para për shkëmbimet tregtare me Shqipërinë dhe një vend donator, por ka një mungesë të theksuar investimesh në fushën strategjike, siç është telekomunikacioni, energjia dhe turizmi. Pse mendoni se investitorët strategjikë italianë nuk investojnë në këtë fushë në Shqipëri dhe a do të ketë ndryshime në të ardhmen?

Kryeministri Giuseppe Conte: Ka disa nisma dypalëshe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet dhe për këtë patëm rastin të diskutojmë më Kryeministrin Rama se duhet gjithnjë e më parë, edhe pse kjo vizitë e sotme është një vizitë e shkurtër, do të kemi më pas një vizitë më të gjatë, për të dëshmuar e për të treguar më tej forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Sigurisht ka dëshirë nga investitorët italianë të investojmë më tepër në Shqipëri, por sigurisht ai proces për të cilin folëm e që kërkon disa garanci në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme, e shndërron këtë klimë përsa i përket komunitetit të biznesit edhe më tërheqës për investitorin dhe do të lehtësojë më tej në programin, apo në hartimin e strategjive të tjera të investimit. 

Por objektivi është të kapërcejmë atë nivel të shkëmbimit që në vitin 2018 ishte 2.5 miliardë. Ne i kemi këto potenciale për të arritur objektiva gjithnjë e më ambiciozë dhe këtë e them në interes të ndërsjellë. Pra, duhet të punojmë fort për këtë, është në interesin e të dyja palëve. Ne nga ana jonë mund të bëjmë më tepër për të riorganizuar nisma, të cilat mund të përfshijnë investitorët dhe Shqipëria, qeveria shqiptare mund të bëjë më shumë për të ofruar të gjitha kushtet e nevojshme që një investim i caktuar, apo këto investime të shndërrohen, apo të jetë produktive përsa i përket interesit të ndërsjellë të të dy vendeve.

EMISIONET