Investigimi i "BOOM": Frigoriferët e supermarketeve jashtë kontrolli

Përmes një investigimi të shtrirë në të gjithë vendin, emisioni "BOOM" ka zbuluar se marketet dhe supermarketet nuk plotësojnë kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, sa i përket temperaturave.

Rezultatet mes temperaturave që tregojnë frigoriferët dhe matjeve të realizuara nga "BOOM" përmes një termometri të kalibruar, tregojnë diferenca të mëdha.

Edhe pse në etiketë, shënohej temperatura në të cilën produkti duhet të ruhej, bulmeti dhe nënproduktet e mishit që "BOOM" bleu, ruheshin në temperatura disa herë më të larta.

Ipermarket Biu

Frigoriferi është graduar në 11.1 gradë celcius

Nga matja e BOOM del 22.9 gradë.

Supermarketi Diamble

Frigoriferi është graduar 1.9

Nga matja del 24.9 gradë

M -market

Frigoriferi është graduar 2.1 gradë

Nga matja del 23.3 gradë

Aldi Market

Frigoriferi është graduar 5 gradë

Nga matja del 22.3 gradë


Spar

Frigoriferi është graduar 3.3 gradë

Nga matja del 25.9 gradë

E njëjta situatë ishte edhe në supermarketet dhe marketet në rrethe të ndryshme të vendit

Ipermarket  Lushnje

Frigoriferi është graduar 4 gradë

Nga matja del 25.5 gradë

Market EM Durrës plazh  

Frigoriferi është graduar -17 gradë, ruan produkte mishi dhe deti të ngrira.

Nga matja del 14.1 gradë celsius

Marketi Kavajë

Frigoriferi është graduar -18 gradë

Nga matja del 7.3 gradë celsius

Për Hasan Stafën,drejtor i zyrës për mbrojtjen e konusmatorit mungesa e kalibrimit të frigoriferëve, bën që këto produkte të jenë të pasigurta për konsumatorin.

Hasan Stafa: Së pari duhet t`ju falenderoj se keni kapur një problem që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e konsumatorit. Të gjitha këto subjektet e mëdhaja që janë të licensuara, e bëjnë kontrollin duke filluar nga procesi i prodhimit,i ruajtjes, të transportit deri në momentin që shkojnë tek marketet. Aty duhet të kenë disa rregulla dhe standarde kur hapen këto subjekte, duhet të plotësojnë disa kritere dhe kushte dhe një nga këto elemente është ruajtja dhe kontrolli i këtyre elementeve që duhet të bëjnë matjen dhe kontrollin e produkteve , në rastin konkret të temperaturave që ruhen këto produkte, sepse të gjitha produktet me origjinë shtazore, qofshin nënproduktet e qumështit apo të mishit nëse nuk ruhen si duhet janë produktet më të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.  

Subjektet duken me aparatura frigoriferike, por nëse do bëjmë matje me një aparat të kalibruar, do shohim se diferencat janë mjaft të mëdha.Sepse një aparaturë e tillë vendoset kur hapet një subjekt, gradohet nga një person i paspecializuar dhe këtu pastaj nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ka një drejtori, e metrologjisë, e cila ka për detyrë njëherë në vit të bëj regjistrimin, të bëj inventarizimin e të gjitha pajisjeve të matjes, të bëj kontrollin dhe kalibrimin e tyre. Ajo nuk e bënë.Në frigoriferët që ke me mijëra do shohësh që nuk ke një pullë sigurie. Kjo do të thotë që produktet që tregtohen nga këto frigorifera të pakontrolluar, kanë problem me denatyrimin dhe janë produkete të pasigurta për shëndetin e konsumatorit.

Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë deklaroi se frigoriferët nuk hyjnë tek instrumentat ligjërisht të kontrolluar.

Ligji për ushqimin përcakton Autoritetin Kombëtar të Ushqimit si institucionin që merret me kontrollin e sigurisë ushqimore.

Gazetarja: Frigoriferin e ka detyrim subjekti ta kontrollojë, ta kalibrojë?

Nëndrejtoresha e D.P.M: Ligjërisht, jo, nuk e ka.Vetëm me kërkesë, nëqoftëse do të dojë ta sjellë. Sepse nuk është tek instrumentat matës ligjërisht të kontrolluar që është detyrim ligjor, siç është peshorja e marketit, është detyrim ligjor. Nëse dikush, përshembull, një firmë farmaceutike që ruan ilaçet, ka një sistem cilësie të implementuar, ka instrumenta matës të tjerë, atëherë vjen tek ne me një kërkesë për ta kalibruar tek ne. Dhe ne me instrumentat matës shkojmë e kontrollojmë, kushtet, parametrat që ai ka në një dhomë frigoriferike.Frigoriferi në këtë rast nuk është instrument matës i klasifikuar tek VKM tona, që janë të detyrueshme që ne të dërgojmë metrologët tanë për verifikim dhe të shkojmë t`i kontrollojmë.

Punonjësja e D.P.M: Domethënë është në interesin e atij që e ka në përdorim, të shikoj a ja ruan produktet ushqimore ky frigorifer.    

Në përgjigjen e AKU-së për "BOOM" thuhet se për peiudhën janar-qershor 2019, në lidhje me kushtet frigoriferike të ruajtjes, janë konstatuar me probleme vetëm 5 subjekte, ndaj të cilëve janë marrë edhe masa.

Lexo edhe- BOOM: Ushqimet në supermarkete tregtohen në temperatura të larta

EMISIONET