Invalidi në Elbasan detyrohet të mbledhë kanaçe për të mbajtur familjen

Invalidi në Elbasan detyrohet të mbledhë kanaçe për

Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar Gëzim Gurrën nga Elbasani që të dalë dhe të mbledhë kanaçe dhe pse është në karrige me rrota. Sipas tij kjo është është e vetmja mënyrë që ai ka për të mbajtur familjen.

Ky është Gëzim Gurra i cili prej vitesh jeton në këtë karrige me rrota. Por dhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, ai përpiqet çdo ditë të mbledhë kanaçe për të mbajtur gjallë familjen e tij prej 4 anëtarësh. 

Ai shprehet se shumë vite më parë ishte në punë, por ndërmarrja në të cilën ai ishte i punësuar falimentoi e për të ndjekur fatkeqësitë ai pësoi një aksident të rëndë, i cili i dëmtoi këmbët duke bërë që ai të kishte vështirësi në lëvizje e për këtë të përdorë korrocën me rrota.

Gëzim Gurra: Dola në punë se u mbyll ndërmarrja.Fillova të mblidhja kanaçe, e vështirë është.

Gëzimi shprehet se kjo është e vetmja mënyrë që ai ka për të mbajtur familjen por të ardhurat që fiton nga shitja e kanaçeve mezi i dalin që të sigurojë ushqim e jo për të bërë ndërhyrje në infrastrukturën e shtëpisë e cila është demtuar nga tërmeti i fundit.

Gëzim Gurra: Shtëpia është shumë e vjetër.

Për  bashkëshorten e Gëzimit, jetesa është bërë shumë e veshtirë sidomos për dy fëmijët e tyre minorenë, të cilët po rriten në kushte mjaft të vëshira.

Nexhmie Gurra: Goca vjen duke u rritur, do kushte. Nuk i plotësoj dot asgjë, vetëm me një pension të tij. Shet kanaçet që blej ushqime. Nuk kam asgjë në shtëpi.

Jeta për  këtë familje është duke u bërë tejet e vështirë. Tashmë për ta është luftë çdo ditë për të mbajtur frymën gjallë dhe për të jetuar me dinjitet.

EMISIONET