Interi në mënyrë surprizë u eliminua nga kompeticioni Uefa Champions League pasi u mund në San Siro nga Barcelona me rezultatin 1-2. 

Ndaj ekipit zikaltër nisën talljet dhe ofendimet pasi ekipi i Antonio Contes ka 2 sezone që nuk kalon fazën e grupeve. Pre kanë rënë disa nga lojtarët e Interit dhe më konkretisht Romelu Lukaku. Sulmuesi belg përpara se të niste takimi me Barçën postoi në rrjetin social "Twitter" "UCL" Uefa Champions League.

Menjëherë pasi klubi italian u eliminua i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-shokut të tij tek Manchester United, Luke Shaë i cili në mënyrë tallëse i uron mirë se ardhjen Lukakut në Europa League. Një kompeticion ku do të luajnë si Interi ashtu edhe United.

/Ora News.tv/