Inter "thyen" Kaljarin, e gdhin në vendin e parë

Inter "thyen" Kaljarin, e gdhin në vendin e parë

Inter nuk di të ndalet dhe këtë e bën dhe kundër Kaljarit në “Sardegna“.

Zikaltërit iu falën dy golave të sulmuesit të tyre kryesor Icardi dhe një goli të epic Brozo,  me argjentinasin që me këto 2 rrjeta arrin në shifrën e 15 rrjeta këtë sezon.

Krosimi i Candreva në minutën e 29 u shfrytëzua mirë në zonë, me Perisiç që sherbeu argjentinasin që me goditje në rrëshkitje e sipër mposhti portierin Rafael.

Në minutën e 55-të, ishte Brozoviç që kishte pak minuta në fushën e lojës, dhe me një 11 metërsh në lëvizje, goditi duke shënuar për 2 me 0.

Vendasit tentuan nga të gjitha anët golin. Në minutën e 70-të ngushtuan rezultatin me anë të Paolo Farogo, gol që i dha besim Kaljarit për të arritur një rezultat pozitiv.

Por kur gjithçka ishte drejt fundit, nga një rrëmujë në zonën e kuqebluve përfitoi bomberi Icardi që me një goditje gjysmë rafeshatë shënoi për 3 me 1, rezultat që mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore Inter kryeson të paktën deri në orën 15:00 kur Napoli zbret në fushën e Udineze, ndërsa Kaljari rënditen në vendin e 13-të me 15 pikë.




EMISIONET