Inter vijon të humb terren në krye të Seria A.

Zikaltërit kanë bërë një takim fotokopje të një jave më parë, teksa kanë barazuan me rezultatin e njëjtë, 1-1 përballë Lecce.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Bastonit, ekipi i Antonio Conte lëshoi pe, duke u kapur "mat" nga kundërshtari, që shënoi me anë të Mancosu.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Interin, që ngeci në 1-1 edhe në javën e shkuar ndaj Atalantës. Pikë që e mban pas krahëve të Juventusit me 1 pikë më pak, por me torinezët që kanë edhe një takim për të rikuperuar.

Ndërkohë, ky rezultat rrezikon rrëshkitjen e Interit në tabelën e klasifikimit, pasi numëron vetëm 2 pikë më shumë se Lazio, që javën e ardhshme luan derbin e kryeqytetit me Romën.  


/Ora News.tv/