Inter në "sulm" për përforcime në mesfushë

Inter në "sulm" për përforcime në mesfushë

Interi po përgatit ndeshjen me Atalantën ndërsa nga ana tjetër, shikohen hapërisat për të firmosur me lojtarë që në ambjentin zikaltër shihen si përforcime në merkaton e ardhshme.

Profili i cili pëlqehet shumë nga tekniku Luciano Spaleti është ai i mesfushori të Jiangsun, Ramires.
Braziliani mund të ofrohet që në merkaton e janarit, për shkak se pronarët e klubit italian kanë në pronësi edhe klubin kinez.

Një tjetër emër që përflitet në kampin zikaltër është dhe emri i argjentinasit Havier Pastore, me fantazistin që ka humbur minutazhin tek klubi parizien.

Klubi i PSG kërkon të paktën 20 milionë € nga shitja e argjentinasit, shifër e përballueshme për Interin.

EMISIONET