Inteligjenca artificiale do zhdukë njerëzimin brenda vitit 2040?

Inteligjenca artificiale do zhdukë njerëzimin brenda vitit 2040?

Një luftë shkatërruese bërthamore që do të zhdukë njerëzimin mund të vijë nga inteligjenca artificiale përpara vitit 2040.

Avancimiet  në makineritë AI mund të inkurajojnë vendet që të ndërmarrin rreziqe apokaliptike me arsenalet e tyre bërthamore, raporton Daily Mail.

Nëse deri tani shtetet e fuqishme hezitonin që të sulmonin njëri-tjetrin, me përparimet në Inteligjencën artificiale kjo nuk është më e garantuar. Vendet armike kanë aftësinë për të ndërmarrë një sulm dhe nuk mund të ketë asnjë mënyrë për të parandaluar një të ardhme të tillë.

Pretendimet u bënë nga Korporata Rand, një organizatë jofitimprurëse në Santa Monica, Kaliforni, që ofron hulumtime dhe analiza për forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara në çështjet e politikave globale.

Organizata thotë se, në dekadat e ardhshme, përparimet në IA mund të dëmtojnë aftësinë e Mad për të mbajtur nën kontroll vendet bërthamore.

Mad ishte një kusht i quajtur 'shkatërrim i siguruar reciprokisht' i vendosur për të ruajtur paqen midis superfuqive.

Agjentët e përmirësuar të inteligjencës artificiale, të kombinuara me më shumë sensorë dhe të dhëna me burim të hapur, mund t'i bindnin vendet se aftësitë e tyre bërthamore janë të pambrojtura. Kjo, thotë raporti, mund të bëjë që ata të ndërmarrin hapa më drastikë për të vazhduar me sulmet kundrejt njëri-tjetrit.

EMISIONET