Integrimi i Shqipërisë, Ambasadorja franceze: Mos ecni me shpejt se muzika

Integrimi i Shqipërisë, Ambasadorja franceze: Mos ecni me shpejt se

Ambasadorja e Francës në Shqipëri paralajmëron se progresi në sistemin e drejtësisë do të jetë vendimtar në raportin vlerësues të BE ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit. Pasi u pyet për këtë proces, diplomatja franceze Christine Vasak, tha se është mirë që Shqipëria të mos ecë më shpejt sesa muzika. Nga Korça diplomatja ka komentuar edhe çështjen e Kryeprokurorit duke thënë se mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar dhe tani u mbetet institucioneve kompetente për të vepruar më tej. 

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ka përfunduar, ndërsa institucionet shqiptare duhet të vendosin se çfarë hapash duhen ndjekur më tej në lidhje me drejtuesin e ri të organit të akuzës.

Ky është qëndrimi i Ambasadores së Francës në Shqipëri, Christine Vasak, e cila nga Korça, ka paralajmëruar se progresi në sistemin e drejtësisë do të jetë vendimtar për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian. 

Christine Vasak: Kushtetuta shqiptare dispozon kohezgjatjen e një mandate. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshem përfundon sipas kushtetutes dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin.

E pyetur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadorja franceze tha se vlerësimin e japin të gjitha shtetet anëtare të BE.

Christine Vasak: Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, në presim shumë raporte, “mos shkoni me shpejt se muzika” është nje shprehje franceze. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhët pjesë e BE, Shqiperia është kandidate nga viti 2014. Tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet te nxitohemi. Kjo analize do te bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Sipas diplomates franceze, analiza në lidhje me arritjet e Shqipërisë do të bëhet bazuar në reformën dhe progresin sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Deklaratat u bënë nga Vasak pas pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e 101-vjetorit të shpalljes së Korçës krahinë autonome.

EMISIONET