Deputeti socialist pakënaqësi për kryenegociatorin: Zef Mazi nuk është i duhuri, s'ka shkelur në sallone diplomatike

Emri i përzgjedhur nga kryeministri Rama për kryenegociatior të Shqipërisë me BE nuk ka gjetur dakordësinë e të gjithë deputetëve socialistë.

Anëtari i Komisionit të Integrimit, Fate Velaj, i kërkoj llogari Ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj se pse kanë përzgjedhur për këtë detyrë Zef Mazin.

Velaj: Zef Mazi nuk ka ato njohur siç mund ti ketë vetë Ministri apo dikush tjetër prej nesh që jemi këtu, ose dikush tjtër që është jashtë, nuk ka qenë nëpër tapetet apo sallonet diplomatike të shteteve të ndryshme.

Cakaj: Ne mund të kemi mendime të ndryshme sa i përket ekspertizës së tij. Ne e konsiderojmë që ai është personi i duur për ta drejtuar këtë proces.

Gent Cakaj bëri me dije se është bërë gati edhe grupi negociator për të çuar përpara dialogun me BE.

Cakaj: Presim që VKM ta kalojmë shume shpejt me gjithë emrat që do të jenë të përfshirë në grupin negociator javëve në vijim.

Ministri i Jashtëm në detyrë theksoi se fillimi i negociatave është jo vetëm kurorëzim i reformave, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha palëve politike.

EMISIONET