Rritja ekonomike është përgjysmuar në tre muajt e dytë të këtij viti. Shkak është përfundimi I projekteve të mëdha por edhe I rënies së prodhimit të energjisë. Tashmë TAP është drejt mbylljes duke paralajmëruar efekte të mëtejshme nga mungesa e investimeve të huaja.

Ekonomia shqiptare ka nisur të ndiejë efektet negative që vijnë nga përfundimi I projekteve të mëdha të investimeve. Drejtorja e komanduar e INSTAT Elsa Dhuli deklaroi se në tremujorin e dytë rritja ekonomike ka qenë vetëm 2.31% ndërsa si 6 mujor llogaritet të jetë 2.36% ose sa gjysma e vitit të kaluar e cila ishte më e larta e dekadës së fundit me 4.06% .

Elsa Dhuli: Krahasuar me 3-mujorine  dytë të vitit 2018, i cili u shoqërua me rritje prej 2.31% ku kontributin kryesore në këtë rritje e kanë dhënë degët, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor.

Duket se përfundimi I projektit të gazsjellësit TAP, rënia e prodhimit të energjisë si dhe mbyllja e lojërave të fatit janë shkaqet kryesore të situatës.

Elsa Dhuli: Ka patur energjia elektrike ndikimin e saj rënës për periudhën 3-mujor i dytë 2019, i krahasuar me 3-mujorin e dytë 2018, në të cilën energjia ka pësuar 1 pikë prodhimi. Në lidhje me sektorin e argëtimit, mbyllja e basteve është ajo që ka dhënë kontributin kryesor në këtë 3 mujor. Ndërtimi është aktivitet i lidhur me mbylljen e proceseve të punës nga kompania TAP.

Edhe institucionet ndërkombëtare financiare si FMN dhe BB kanë paralajmëruar se rritja ekonomike në vend parashikohet që gjatë 2019 dhe 2020 të jetë nën 4 %.

/Ora News.tv/