"Injoranca vret", çelet edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

"Injoranca vret", çelet edicioni i 14-të i Festivalit

Ka nisur këtë të hënë edicioni i 14 i  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Tema e  këtij viti është “injoranca vret”, e cila do të paraqitet për publikun e filmave të cilët do të transmetohen përgjatë 7 ditëve.

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, vlerësoi bashkëjetesën fetare në vendin tonë duke bërë thirrje respektimin e të drejtave për të gjitha pakicat.

Cutillo: “Shqipëria është një shembull ndërkombëtar i tolerancës fetare dhe është me shumë rëndësi që Shqipëria të tregojë tolerancë dhe gjithëpërfshirje dhe  në fusha të tjera. Çdo vit festivali na fton të reflektojmë mbi çështje konkrete të të drejtave të njeriut. Këtë vit së bashku me Çashkun dhe bordin ne propozuam një përqëndrim mbi pasojat e mungesës së shkollimit në shoqëri.”

E pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se kjo hapësirë shumë shpejtë mund të kthehet në një periferi të kulturës.

Ndërsa drejtori i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Kujtim Çashku, ftoi të gjitë qytetarët të ndjekin filmat e përzgjedhur të cilat transmetohen vetëm një herë.

Të pranishëm në çeljen e Festivalit ishin dhe emra të tjerë të njohur të artit, kulturës dhe politikës.




EMISIONET