Amerikanët shpenzojnë më shumë se 250 milionë dollarë në vit për të zgjidhur problemet me kapsllëkun. Kjo ndodh për shkak se nuk hanë shëndetshëm dhe janë të dehidratuar.

Ne do ju tregojmë disa mënyra të shpejta për të shpëtuar nga kapsllëku:

  • Pini çaj me limon dhe mjaltë


Përgatisni një çaj duke shtuar mjaltë dhe limon në ujë. Mjalti është një qetësues dhe gjithashtu ndihmon për të zvogëluar thartirën e çajit të shkaktuar nga limoni. Limoni vepron si një stimulues natyral për sistemin e tretjes dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.


  • Pini shumë ujë.



Burrat duhet të pinë të paktën 3.7 litra lëng dhe gratë 2.7 litra në ditë. Kjo për shkak se jashtëqitja e thatë e fortë është shkaku më i zakonshëm i kapsllëkut dhe pirja e mjaftueshme e ujit do ta mbajë trupin të hidratuar siç duhet dhe do ta bëjë të lehtë kalimin e jashtëqitjes. Uji dhe lëngjet e frutave janë më të mirat për të luftuar kapsllëkun. Lëngjet e dardhës dhe mollës janë laksativë të butë natyral, kështu që do bënit mirë të dini se çfarë zgjidhni.

Shmangni pije me kafeinë dhe sodë pasi ato janë diuretikë, dhe në vend që të hidratojnë trupin tuaj, ata në të vërtetë do të lëshojnë më shumë lëng nga trupi juaj.

  • Hani ushqim me fibra


Ushqimi me fibra vepron si një laksativ natyral. Ju duhet të përfshini të paktën 20-35 gram fibra në dietën tuaj ditore që të shmangni kapsllikun. Produket që janë të pasura me fibra janë lakra mollët, fiqt, drithërat, krunde dhe fasule të zeza.

Farërat dhe arrat si kungulli, susami, luledielli ose farat e lirit janë gjithashtu burime të mira të fibrave. Kujdes, mos hani fara liri nëse vuani nga çrregullime të gjakderdhjes, probleme të zorrëve ose presion të lartë të gjakut. Nënat shtatzëna dhe ato që ushqehen me gji duhet gjithashtu te shmangin ato.

  • Përfshini kos në ushqimet tuaja, por qëndroni larg produkteve të tjera të qumështit


Edhe pse këshillohet të qëndroni larg produkteve të qumështit nëse vuani nga kapsllëku, kosi bën përjashtim. Kosi përmban probiotikë si Bifidobacterium longum ose Bifidobacterium animalis të cilët studimet kanë treguar  se ndihmon në shpeshtimin e jashtëqitjes dhe pa dhimbje.

Mënyra si qëndroni ulur në shtëpi ka ndikim në jashtëqitjen tuaj. Të gjithë ulemi me shpinë drejt 90 gradë me kofshët tona. Por kur kofshët dhe vithet tona bëjnë këndin 90 gradë muskujt që ndodhen në fund të zorrës së trashë lodhen dhe nuk lejojnë që zorra e trashë të hapet siç duhet.

Mënyra e saktë për t'u ulur është të mbështeteni përpara në mënyrë që shpina juaj të jetë në një kënd rreth 35 ° në lidhje me kofshët tuaja.


/Ora News.tv/