Infektologu Pipero: Shqipëria as e mbrojtur dhe as e përjashtuar nga koronavirusi

Infektologu Pipero: Shqipëria as e mbrojtur dhe as e përjashtuar nga

Për mjekun infektolog Pëllumb Pipero, Shqipëria ngelet me një impakt negativ të vogël në raport me koronavirusin, po jo i mbrojtur apo i përjashtuar.

Nga studio e e lajmeve në Ora News, ai tha se asnjë vend nuk ka kapacitetet e duhura për të pritur një epidemi.

Sipas tij, Shqipëria ka marrë të gjitha masat dhe ka ndjekur deri më tani të gjitha udhëzimet e OBSH-së.

Pëllumb Pipero: Shpresoj që Shqipëria të ngelet me impakt negativ të vogël, ne nuk jemi të mbrojtur dhe as të përjashtuar nga koronavirusi. Ne Itali kemi 230 të prekur dhe kjo do të thotë se virusi ka qarkulluar me kohë. 

Asnjë vend nuk i ka kapacitetet e duhura për të pritur një epidemi. Këto kapaciteti krijohen bazuar në strategjitë dhe resurset e veta. Për fat të mirë virusi është pak larg nga Shqipëri, kjo i ka dhënë mundësi Shqipërisë që të merrte masa. Ne i kemi marrë masat sipas udhëzimet e OBSH.

Një ndër masat është edhe komunikimi përmes medieve, dhe mesazheve informuese. Së dyti këshillat praktike, shmangia e vizitave në vendet e origjinës, shmangja e panevojshme në spitale, larja e duarve sa më e shpeshtë, ngritja e kontrolleve në porte dhe aeroporte. 

EMISIONET