Infektohet me koronavirus deputeti shqiptar së bashku me gruan dhe vajzën e tij 3-muajshe

Deputeti Muhamed Zekiri i cili është dhe nënkryetar i LSDM në Maqedoninë e Veriut ka treguar përmes një postimi në “Facebook” se është infektuar nga koronavirusi së bashku me gruan dhe vajzën e tij 3-muajshe.

Ai është shprehur se është asimptomatik dhe i kërkon të gjithëve të bëjnë kujdes.

"Të nderuar miq, Pavarsisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirësisht unë jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe t'i nënshtroheni testimit.

 Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme", ka shkruar deputeti.


EMISIONET