Indonezi - “Djali gjarpër” i quajtur në këtë mënyrë për shkak të lëkurës së tij, pasi vuan nga një sëmundje e lindur, i bie lëkura dhe duhet të zhytet në ujë çdo një orë në mënyrë që të qëndrojë gjallë. Ari Wibowo arrijnë të zhveshë lëkurën e tij si një gjarpër çdo 41 ditë, por gjithashtu shikon çdo ditë trupin e tij tek defermohet në mënyrë monstruoze. I riu indonezian ka një lëkurë të rrallë, e cila nuk është marrë përsipër nga mjekët, ka kaluar në gjendjen në të cilën ndodhet tani, me një pamje të jashtëzakonshme. Ai vuan nga Erythroderma, një sëmundje inflamatore e njohur e lëkurës, si edhe nga “sindromi i kuq mashkull”, që shkakton transformimin e lëkurës në formë luspas dhe më pas rënien e tyre. Ari Wibowo i ka rënë lëkura çdo 41 ditë, që ditën kur ka lindur, 16 vite më parë. Ai duhet të fusë trupin e tij në ujë çdo një orë, - natë e ditë, - duke hedhur dhe locion në trup çdo tre orë, një mënyrë kjo për të parandaluar tharjen totale të lëkurës. Pavarsisht gjëndjes së tij, i cili duhet të trajtohet gjatë gjithë kohës me salcë, kremëra dhe larje të shpeshta, duke lënë pas edhe pamjen e tij monstruoze, 16 vjeçari është munduar të bëjë një jetë normale si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Indoneziani ndjek shkollën si të gjithë bashkëmoshatarët e tij dhe ha ushqimë si gjithë të tjerët, ku ushqimi i tij i preferuar janë petat. m.p/Oranews.tv

/Ora News.tv/