India ndalon eksportin e medikamentit të malaries që Trump pretendonte se shëron koronavirusin

India ndalon eksportin e medikamentit të malaries që Trump pretendonte

India ka vendosur të ndalojë eksportin e hidroksilklorinës, pasi presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje Kryeministrit Indian Narendra Modi ti dërgojë sasi të mëdha.

Në një njoftim zyrtar të lëshuar të shtunën e 4 prillit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Indisë ndryshoi një urdhër të mëparshëm të lëshuar muajin e kaluar dhe ndaloi të gjithë eksportin e këtij medikamenti. Mbetet e paqartë nëse ndalimi i eksportit është bërë para ose pasi Trump dhe Modi folën të shtunën, shkruan CNN.

"Eksporti i Hydroksilklorinës dhe formulimeve të bëra nga Hydroksilklorina do të mbetet i ndaluar, pa asnjë përjashtim," thuhet në njoftim.

Hydroksilklorina është një medikament anti-malarie që disa institucione janë duke hulumtuar për një trajtim të mundshëm për Covid-19. 

Megjithatë ka pak prova të besueshme që ilaçi është efektiv në trajtimin e koronavirusit të ri.

EMISIONET