Ndërsa për të gjithë 14 Shkurti dita e Shën Valentiminit është dita e dashurisë, në Indi nuk ndodh kështu. Aktivistët radikal hindu protestuan kundër festimeve të Ditës së Shën Valentinit ndërsa rrahën edhe një çift të pamartuar. Në veri të qytetit Muzaffarnagar, një grup i quajtur Sena Shiv dolën në rrugë për të mos lejuar çdo formë të të festimeve të Ditës së Shën Valentinit, të cilat ata thonë se është një formë e turpshme e  ndërhyrjes perëndimore në kulturën indiane. Ata iu kanë bërë thirrje e pronarëve të restorantëve që të mos organizojnë ndonjë gjtë të veçantë për Shën Valentinin, pasi edhe atyre do t'iu jepnin një mësim të mirë. Protestat kundër Ditës se Shën Valentinit kanë ndodhur edhe në qytetin e Lucknow. Nxënësit e një shkollë së bashku me mësuesit e tyre drejtuan një protestë  për të kundërshtuar ditën e të dashuruarve.

/Ora News.tv/