53 gazetarë janë infektuar me Covid-19 javën e kaluar në Mumbai të Indisë, sipas organit të këshillit lokal, Korporata Komunale e Brihanmumbai (BMC).

BMC tha se kishte testuar 167 gazetarë në qytet që raportonin për krizën. Ata të cilët rezultuan pozitivë tashmë janë të izoluar.

Rastet pozitive përfshijnë reporterët, kameramanët, fotografët dhe operatorët e furgonit, tha Amey Ghole, kreu i Komitetit të Shëndetit BMC.

''Është  tronditëse që më shumë se 50 gazetarë të mediave elektronike, veçanërisht personave të kamerave, janë infektuar në Mumbai. Çdo gazetar duhet të kujdeset siç duhet," deklaroi ditën e djeshme ministri i lartë i kabinetit Prakash Javadekar në Twitter.

prakash_tweet

Deri më tani në Indi janë shënuar 592 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 18,658 të infektuar.

Vendi do të qëndrojë i izoluar deri më 4 maj.

/Ora News.tv/