Indeksi i korrupsionit, OSBE me pororosi për institucionet dhe politikën

Indeksi i korrupsionit, OSBE me pororosi për institucionet dhe

Në dritën e Indeksit të Transparency International 2019 që dëshmon vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së i bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, OSBE përsërit  thirrjen për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për implementimin e rekomandimeve të  OSBE-ODIHR, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore.

Shqipëria ka rënë plot 23 vende në renditjen e indeksit të korrupsionit në botë në pesë vitet e fundit. Për vitin 2019, vendi renditet në vendin e 106 nga 180 të marra në vlerësim, dhe trendi sa vjen e përkeqësohet.


EMISIONET