IMT Durrës nis shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare

IMT Durrës nis shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës ka nisur një aksion për shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare. Sipas burimeve, aksioni do përqendrohet përgjatë vijës bregdetare me qëllim pastrim e bregdetit.

Aksioni ka nisur mëngjesin kësaj të enjteje ku IMT e mbështetur nga Policia e Shtetit shembën një objekt në zonën e Porto Romanos në Durrës në pronësi të shtetasit Ymer Mishka.

Pavarësisht se ky i fundit pretendon se objekti është në proces gjyqësor, pasi ka VKM për parcelën dhe është skualifikuar nga ALUIZNI, fadromat e shembën duke mos marrë parasysh pretendimet e familjes Mishka.

Familja Mishka e kishte përshtatur këtë objekt në një lokal peshku dhe e kishte kthyer në biznes familjar prej disa vitesh. Fillimisht familja Mishka bëri rezistencë, por më pas kanë pranuar urdhërin e IMT-se.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit paralajmëron prishjen e objekteve të tjera përgjatë vijës bregdetare, duke nisur nga Shkëmbi i Kavajës deri në zonën e njohur si Kepi i Rodonit. Drejtues të IMT thanë se aktualisht ka nisur verifikimi i objekteve pa leje dhe pasi të kontrollohen dokumentacionet e tyre, kush rezulton pa dokumentacionin përkatës do të shembet pa paralajmërim. Aksioni i IMT-vjen vetëm pak ditë nga çelja e sezonit tutistik veror 2019.

EMISIONET