Impresionuese/ Ronaldo hidhet 70 centrimetra, shënon nga 2.56 metra lart (VIDEO)

Impresionuese/ Ronaldo hidhet 70 centrimetra, shënon nga 2.56 metra lart

Goli i Cristiano Ronaldos që i dha fitoren 2-1 Juventusit kundër Sampdoria ishte mbresëlënës.

Portugezi arriti të kapte lartësinë e 2.56 metra, duke kërcyer më lart se të gjithë dhe me kokë tundi rrjetën.

"Jam i lumtur për rezultatin, Sampdoria luajti mirë, por ne ishim më të fortë. Skuadra kishte një qëndrim të shkëlqyeshëm. Goli ishte mjaft i bukur dhe unë jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin për të marrë tre pikët. Me Lazio të jetë një finale. Shpresoj që Juventus të mund të fitojë, kjo është ajo që duam. Ndihem mirë, kam pasur disa probleme me gjurin tim, por tani gjithçka është lënë pas dhe ndihem mirë. Dua ta ndihmoj Juve të fitojë disa tituj," u shpreh Ronaldo pas takimit.

Ronaldo u ngrit 70 centimetra nga toka, duke sfiduar ligjet e fizikës dhe vendosur një rekord absolut në botën e futbollit.




EMISIONET