Ilir Kulla ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit” në RTV Ora. Ai ka folur për miqësinë që ka me Presidentin Ilir Meta dhe Fatos Nano. I pyetur nga Rudina se kush prej tyre është mik më i mirë, ai përgjigjet të dy.

Rudina Dembacaj: Kush është më shumë mik për ty, Ilir Meta apo Fatos Nano?

Ilir Kulla: Nuk i ndaj miqtë. Ilir Meta është mik, Fatos Nano është mik. Nuk bëj konkurrencë miqsh.

Rudina Dembacaj: Ilir Meta ka qenë nën këshillimin tënd kur shkonte një herë më PD-në një herë me PS-në au iu?

Ilir Kulla: Ilir Meta nuk ka qenë as nën këshillimin tim dhe as nën këshillimin e dikujt tjetër. Ilir Meta është një politikan që merr vetë vendimet e veta në raport me bindjen. Ka 30 vjet në politikë Ilir Meta. Unë nuk kam aq njohje dhe jetë dhe miqësi me Ilir Metën, është më e vogël.



/Ora News.tv/