Ilir Demalia: Opozita parlamentare, zorra e trashë e Rilindjes

Ilir Demalia: Opozita parlamentare, zorra e trashë e Rilindjes

“Opozita parlamentare është zorra e trashë e Rilindjes” kështu deklaroi analisti Ilir Demalia në një intervistë për Ora News.

Deklarata e Demaliajt erdhi pas ashpërsimit të kodit penal, që çoi në arrestimin e disa protestuesve të Astirit mes tyre edhe ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu.

Ilir Demalia: Ky ndryshim i kodit penal, janë ndryshime që i bëjnë zakonisht regjime autoritariste, apo diktatoriale, siç është regjimi i Rilindjes së Edi Ramës në këtë moment. Ne që kemi përjetuar vitin '89-'90 ishte një ligj që bëri Ramiz Alia për mos cënimin e monumenteve. Në këtë kohë nuk cënonte kush monumentet e heronjve shqiptarë, por ishte halli për të ruajtur monumentin e Enver Hoxhës. Edhe Edi Rama po bën të njëjtën gjë me parlamentin, ai nuk mund të quhet më parlament, por me atë tabor që i shërben vetëm regjimit të Rilindjes. 

Qoftë edhe ato të opozitës parlamentare, në fakt nuk janë gjë tjetër, veçse zorra e trashë e Rilindjes.  Këto janë manovra dëshpërimi të një regjimi që e sheh që ka humbur çdo moral, çdo vlerë. Nuk ka ç’të sjellë dhe mundohet ta mbajë me forcë. Nuk e di si mund ta pranojnë organizmat ndërkombëtarë dhe Evropa, sepse maksimumi një tubim i paligjshëm, të paktën në Amerikë ku unë jetoj pre 30 vitesh quhet kundravajtje. Ç’është kjo 3 vjet burg? Këtu mblidhen përditë, tubojnë, i shpërndan policia, mund të kapësh 2-3 vetë për disa orë edhe kaq. Ajo çka Edi Ramën e çon në këto situata është kapja e tij nga krimi. Këtu kemi një korrupsion të madh në këtë segment rruge.

EMISIONET