Ilaçi që mund të shpëtojë mijëra njerëz në vit me dëmtime në kokë

Ilaçi që mund të shpëtojë mijëra njerëz

Një ilaç i lirë dhe gjerësisht në disponim mund të shpëtojë mijëra vetë çdo vit në të gjithë botën nëse u jepet pacientëve që shtrohen në spital me lëndime në kokë.

Mjekët britanikë thanë se Acidi Tranexamik ndihmon në ndalimin e gjakderdhjes në dhe rreth trurit, kur enët e gjakut dëmtohen.

Një studim i madh ndërkombëtar në "The Lancet" thotë se ilaçi përmirëson nivelet e mbijetesës së pacientëve nëse u jepet në kohë.

Ilaçi nuk mund të zhbëjë dëmet por ndalon përkeqësimin e gjakderdhjes.

Acidi Tranexamik intravenoz tashmë përdoret për pacientët që kanë gjakderdhje kërcënuese për jetën nga dëmtimet në gjoks ose në bark, si edhe për gratë që kanë gjakderdhje pas lindjes së fëmijëve.

Të paktën 12.000 pacientë morën pjesë në studim. Acidi Tranexamik ndalon mpiksjen e gjakut.

Ilaçi funksionoi kur ju dha pacientëve deri në tre orë pas dëmtimit të kokës, duke i zvogëluar rrezikun e vdekjes.

Trajtimi nuk është efektiv për të gjithë.

Njerëzit me lëndime të rënda në kokë nuk mund të përfitojnë prej tij.

EMISIONET