Vlorë, nis prishja e ndërtimeve pa leje për zgjatimin e Lungomares

Vlorë, nis prishja e ndërtimeve pa leje për zgjatimin e

IKMT nisi prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Radhimës për ti hapur rrugë projektit të zgjatimit të Lungomares drejt Orikumit.  Pronarët e bizneseve dhe banorët e punësuar pranë tyre kërkuan të njihen me projektin para se tu shemben objektet.

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit mbërritën në Radhimë në kuadër të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Aty nisi prishja e dhjetëra objekteve kryesisht buzë detit të ndërtuara pa leje.

Shembja e tyre i hap rrugë projektit “Lungomare 2” që e çon shëtitoren drejt Orikumit.

Aksioni u ndoq nga  Kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici, ndërsa u kundërshtua  nga  pronarët e bizneseve dhe banorë të zonës të punësuar pranë tyre.

Ata kërkuan të njihen me projektin para se bizneset tu rrëzohen

Aksioni i IKMT kundër ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës nisi në fillim të Shtatorit nga zona e Ujit të Ftohtë,  aty ku nis edhe zgjatimi i shëtitores.

Pronarët e objekteve pa leje të njoftuar më herët për prishjen nuk e kundërshtuan aksionin në nisje.



EMISIONET