IKMT zbarkon në Vlorë do shemben objektet tek Uji i Ftohtë

IKMT zbarkon në Vlorë do shemben objektet tek Uji i Ftohtë

Kur shembi kompleksin pa leje të Mihal Kokëdhimës, bizmenesmenit që dhunoi turistët spanjollë, IKMT lajmëroi një aksion të ri kombëtar kundër ndërtimeve pa leje.

Tashmë që sezoni turistik është mbyllur zyrtarisht, fadromat e IKMT zbritën në bregdet.

Operacioni nisi nga Vlora, ku për ti hapur rrugë zgjatimit të shëtitores  Lungomare siç është parashikuar do të rrëzojë mbi 60 objekte.

Bëhet fjalë për ndërtesa një dhe dy katëshe dhe struktura të ndryshme me funksion shërbimi të ndërtuara pa leje nga Uji i Ftohtë në Orikum

Ndërhyrja nisi nga zona e Ujit të Ftohtë dhe pritet të vijojë përgjatë gjithë muajit shtator.

Objektet e para u shembën pa kundërshtime nga pronarët, të cilët ishin njoftuar më herët për aksionin.

IKMT nga ana tjetër u kërkon qytetarëve bashkëpunim, ndërsa paralajmëron se ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet pa lëshime.



EMISIONET